Këshilli Gjyqësor sot i miratoi raportet e Komisionit për verifikimin e afateve kohore të aplikimeve dhe kompletimin e dokumentacionit pas shpalljeve të publikuara për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës së Apelit në Shkup dhe Gjykatës Themelore në Strugë, duke konkluduar se tre kandidatët e regjistruar i plotësojnë kushtet për pjesëmarrje në procedurën e mëtejshme.
Për kryetar të Gjykatës së Apelit në Shkup janë paraqitur gjyqtarët Zoran Gerasimovski dhe Lidija Zimbovska, ndërsa për kryetar në Gjykatën Themelore në Strugë kandidati i vetëm është Tançe Petrevski.
Pas shqyrtimit të dokumentacionit të paraqitur, Këshilli Gjyqësor vlerësoi se aplikimet ishin të dorëzuara në kohë dhe të plota, pas së cilës miratoi raportet e komisionit kompetent dhe vendosi që procedura e përzgjedhjes të vazhdojë në fazën tjetër.
Në seancën e sotme, Këshilli miratoi edhe raportin nga vizita e punës në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit.
Këshilli Gjyqësor zgjodhi dhe shkarkoi gjyqtarët porotë për Gjykatën Themelore të Vinicës, Gjykatën Themelore të Dibrës, Gjykatën Themelore të Koçanit, Gjykatën Themelore të Ohrit dhe Gjykatën Themelore të Radovishit.


