Katër shqiptarë nga katër vende të rajonit bëhen bashkë, ministrja serbe bojkoton fotografimin

Një fotografi e përbashkët nga takimi ministror në kuadër të Procesit të Berlinit që po mbahet në Cetinje të Malit të Zi, ka tërhequr vëmendjen për përbërjen e saj.

Në fotografi shihen ministri i Ekonomisë dhe Punës i Maqedonisë së Veriut, Besar Durmishi, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, ministri i Zhvillimit Ekonomik i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit të Shqipërisë, Delina Ibrahimaj.

Katër përfaqësues shqiptarë nga katër vende të ndryshme të rajonit u bënë bashkë në një fotografi gjatë takimit ministror.

Në anën tjetër, sipas raportimeve, ministrja serbe e Ekonomisë, Adrijana Mesaroviç nuk ka marrë pjesë në fotografinë e përbashkët të ministrave të Ballkanit Perëndimor.

Fotografia nga Cetinja po shihet si një moment simbolik i pranisë së përfaqësuesve shqiptarë në tryezat rajonale të bashkëpunimit ekonomik dhe të Procesit të Berlinit.