Deputetja e LVV-së: PDK nuk e ka luksin me bë kushtëzime, çështja e presidentit është shumë e rëndësishme

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni ka thënë Partia Demokratike e Kosovës nuk e ka luksin  me bë kushtëzime duke ju referuar qëndrimin të kësaj partie se pa votimin e plotësim ndryshimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk mund të ketë bisedime për çështjen e presidentit.

Ajo në një deklarim për media ka thënë çështja e Presidentit është shumë e rëndësishme për atë se si do të ecë Kosova përpara.

“Nuk mund të kushtëzosh duke thënë votoje ligjin më pastaj ndalemi e bisedojmë për çështjen e presidentit është shumë e rëndësishme, për shumë arsyeje e sidomos për mënyrën se si ka me ecë Kosova tutje. Duhet me i lënë anash këto interesa personale, fatkeqësisht po duket e pamundur prej këtyre partive. PDK më së paku e  ka luksin me bë kushtëzime të tilla”, tha Kryeziu – Hyseni.

Ndërsa deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani tha se ligji për Specialen është kryesori në këto momente.