Me propozim të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë shpallur “Qytetarë Nderi” të Tiranës, shkruan Top24.
Vendimi është miratuar unanimisht nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, në shenjë nderimi për kontributin dhe rolin e tyre në historinë e Kosovës dhe në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Bashkia e Tiranës bëri të ditur se ky vlerësim i kushtohet katër figurave të njohura të historisë politike dhe të luftës së Kosovës, duke vlerësuar kontributin e tyre në periudhën e luftës dhe në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe shtetësisë.Top24


