Pas zgjedhjeve lokale, BDI ka bërë organizimin e brendshëm të partisë dhe është e gatshme të dalë në zgjedhje. Kështu ka deklaruar kryetari i BDI-së në Strugë, Faton Pollozhani, në TV21, i cili theksoi se zgjedhjet janë të domosdoshme përcjell ora24.tv.
“Ne kemi kërkuar zgjedhje të parakohshme lokale. Jemi marrë me çështjen e riorganizimit të brendshëm dhe tash, që është ezauruar çështja e organizimit të brendshëm partiak, ne jemi të interesuar për zgjedhjet.
Zgjedhjet në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë një nevojë, për të kthyer legjitimitetin te sovrani dhe për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë kësaj mënyre të vendimmarrjes.
Legjitimiteti duhet t’i kthehet sovranit, ndërsa sovrani duhet të përcaktojë se cili do të jetë subjekti që do t’i përfaqësojë shqiptarët në qeveri.” deklaroi Faton Pollozhani nga BDI.


