Pio Espositon shijon në maksimum golin e shënuar me fanellën e Italisë në ndeshjen ndaj Turqisë dhe ia dedikon atë gjyshes së tij që po kalon një moment të vështirë.
‘Dua shumë t’ia dedikoj golin gjyshes sime që po kalon ditë aspak të lehta. Doja ta shënoja këtë gol për t’ia dedikuar-tha Pio Esposito
‘Më kujtoi herën time të pare dhe u pëpoqa që mos ta ngarkoja me presione të tjera. Shpresoj që ta ketë shënuar në maksimum dhe të jemi së bashku në fushë edhe herë të tjera-shtoi Pio Esposito.
Futbollisti më pas vuri në dukje edhe shpirtin e garës me të cilën skuadra italiane zhvilloi këtë përballje me Turqinë.
‘Kishim shumë dëshirë dhe entuziazëm, që është e nevojshme t’i kesh me këtë fanellë-tha Pio Esposito-në futboll jo gjithmonë gjërat shkojnë si duam ne, por është e nevojshme që të kesh gjithnjë një sjellje të tij. Sot u argëtuam dhe mendoj se kjo u pa’.


