Kombëtarja shqiptare e futbollit është gati për sfidën e dytë në fazën e grupeve të Ligës së Kombeve.
Sipas Gjimshitit, Nations League është një kompeticion që jep shansin për kualifikimin për në Evropian.
Sa i përket situatës në grup, Shqipëria ndan kreun e tabelës me Finlandën me nga 3 pikë të plota, ndërsa Bjellorusia dhe San Marino mbeten pa pikë pas raundit të parë. Historiku i përballjeve flet tërësisht në favor të kuqezinjve: në 4 ndeshjet e zhvilluara mes tyre, Shqipëria numëron 4 fitore, me 13 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar. Ndeshja luhet mbrëmjen e së martës, ku kombëtarja kërkon 3-pikëshin e radhës për të ruajtur ecurinë e plotë në grup.


