Afrim Gashi dhe disa deputet tjerë për vizitë zyrtare në Arabinë Saudite

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot po qëndron për vizitë në Riad, në Mbretërinë e Arabisë Saudite.

Në përbërje të delegacionit janë edhe koordinatorët e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, Nikolla Micevski dhe Oliver Spasovski, si dhe zëvendëskoordinatori i VLEN-it, Adnan Azizi.

Në kuadër të vizitës, delegacioni i udhëhequr nga Gashi do të zhvillojë takim me homologun e tij, Sheik Dr. Abdullah bin Muhamed bin Ibrahim Al-Sheikh, kryetar i Këshillit Konsultativ (Shura), si dhe me deputetë dhe anëtarë të Grupit të Miqësisë.

Delegacioni do të marrë pjesë edhe në një seancë plenare të Këshillit të Shuras.