Pesë të vra’rë dhe mbi 20 të plagosur në sulmet gjatë natës në Rusi dhe Ukrainë

Rusia dhe Ukraina të shtunën shkëmbyen akuza lidhur me sulme ajrore gjatë natës, të cilat kanë shkaktuar pesë viktima dhe kanë plagosur më shumë se 20 persona, transmeton Anadolu.

Pesë persona u plagosën në një sulm armiqësor me dronë gjatë natës. Mes viktimave janë një person në Taganrog dhe katër në Azov – mes tyre një fëmijë – pas goditjes së ndërtesave të banimit nga dronët”, tha në Telegram Yury Slyusar, guvernatori i rajonit Rostov të Rusisë jugore.

 

Slyusar tha se të gjithë të plagosurit janë shtruar në spital. Ai pretendoi se mbrojtja ajrore rrëzoi më shumë se 30 dronë mbi disa qytete të rajonit, përfshirë qytetin Rostov-na-Donu, si dhe mbi rrethet Azovsky, Myasnikovsky dhe Neklinovsky.

 

Në qytetin Azov, dronët e rrëzuar dëmtuan ndërtesa banimi, shtëpi private, objekte industriale, një shkollë, një qendër kulturore dhe automjete, tha Slyusar.

 

Veniamin Kondratyev, guvernatori i rajonit fqinj Krasnodar, tha se një sulm me dronë në rrethin Seversky dëmtoi një ndërtesë banimi dhe shkaktoi zjarre në dy objekte industriale në zonë.

 

Shtabi operacional i rajonit Krasnodar njoftoi më vonë se tre persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën në rajon, duke shtuar se zjarret në objektet industriale janë shuar dhe se rreth 26.000 banorë aktualisht janë pa energji elektrike.