Lidhja ndoshta nuk tingëllon aq politike si temat e tjera që i diskutojmë, por në rajonin tonë ajo është test praktik i integrimit evropian, porositi sot Kristian Vigenin, eurodeputet nga radhët e Partisë socialiste bullgare (BSP) dhe anëtar i Delegacionit të Parlamentit evropian në Komitetin e përzier parlamentar BE-Maqedoni e Veriut.
“Lidhja nuk tingëllon aq politike si temat e tjera që i diskutojmë, por në rajonin tonë, ky është test praktik i integrimit evropian. Infrastruktura e cila mbetet vetëm në kufi nuk është lidhje, siguria energjetike nuk arrihet vetëm me dokumente dhe nuk i ndihmon qytetarët t’i zhvillojnë bizneset e veta, prandaj përparimi i Korridorit 8 është shumë i rëndësishëm”, theksoi VIgenin në fjalimin në Sesionin e dytë të Komitetit të prëzier parkamentar BE-Maqedoni e Veriut, kushtuar lidhejs dhe zhvillimit të infrastrukturës.
Ai theksoi se dy shtetet shkojnë përpara në lidhjen dhe ndërtimin e tunelit mes dy vendeve, duke e cekur rëndësinë e lidhjes hekurudhore sio pjesë e rrjetit transportues evropian, që është mbështetur nga Bashkimi Evropian, Banka investuese evropiane dhe Banka evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim.
Sipas tij, Korridori 8 duhet të ketë rol në lidhjen e rajonit dhe të kontribuojë për rritje të këmbimit rajonal.
Ai megjithatë vlerësoi se zbatimi i projekteve është shumë i ngadalshëm dhe se ekzistojnë mbështetje të konsiderueshme nga BE-ja që mund ta marrin vendet fqinje të cilat dëshirojnë të bashkëpunojnë, me qëllim të tejkalimit të pengesave.
Vigenin theksoi se lidhja është prioritet për BE-në, posaçërisht në kontekst të çështjeve lidhur me konkurrencën, ekonominë evropiane, mbrojtjen dhe mobilitetin ushtarak.
Sipas Vigeninit, puna aktive në Korridorin 8 është pjesë e rëndësishme e të ashtuquajturit Korridor i mesëm.
Ai informoi se vitin e ardhshëm në Bullgari do të mbahet konferencë e madhe kushtuar lidhjes, temë kryesore e të cilëve do të jetë mu ky korridor dhe shfaqi bindje se përfaqësuesit nga BE-ja dhe vendet kandidate do të marrin pjesë në këtë konferencë. Vlerësoi se nisma do të paraqesë mundësi për përshpejtim të këmbimit dhe përmirësim të lidhjes mes vendeve, ndërsa me qëllim që të hapim mundësi të reja për këmbim tregtar.
“Duhet të jemi pragmatikë dhe praktikë, të flasim për tregti, për investime, dhe kjo do të thotë jetë më e mirë për qytetarët tanë, që në fund të fundit është qëllimi kryesor edhe i Parlamentit evropian edhe i Kuvendit”, konkludoi Vigenin.


