Vendosja e eurokodeve në ndërtimari do të thotë ndërtime më të sigurta, siguri më e madhe dhe kushte më të mira për punë. Fella profesioniste është kategorike se eurokodet duhet të vendosen sa më shpejt që është e mundur dhe në të ardhmen të ndërtohet dhe projektohet konform tyre.
“Në të gjitha fazat rritet siguria – jo vetëm në fazat e ndërtimit, por edhe në fazat riparuese, në fazën e projektimit dhe më tej. Ky është kompleks i standardeve, në të cilat është përkthyer përvoja evropiane në shtatë ose dekadat e fundit. Kjo do të thotë ndërtime absolutisht më të sigurta për qytetarët, cilësi më e mirë dhe do të zvogëloheshin të gjitha ato probleme me të cilat përplasemi çdo ditë. Kjo është rruga e duhur në të cilën duhet të ecim”, konsideron dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë, Josif Josifovski.
Në ndërtimtari për momentin ka shfrytëzim parael të standardeve që datojnë nga vitet e 80-90-ta dhe eurokodet, por fella profesioniste konsideron se eurokodet duhet të apromovohet si standardi i vetëm nacional në ndërtimtari.
“Ne tashmë 10 vite po përpiqemi t’i vendosim eurokodet. Për momentin kemi shfrytëzim momentaë të rregullores së vjetër dhe të rejës, megjithatë konsiderojmë se duhet të drejtohemi vetëm drejt eurokodeve dhe konform tyre të projektojmë në të ardhmen”, thotë Josifovski.
Vendosja e eurokodeve, sipas Josifovskit, nuk do të thotë rritje e çmimit të banesave me automatizëm.
Sipas kryetarit të Shoqatës për ndërimtari pranë Odës Ekonomike, Andrea Serafimovski, procesi sjell edhe vështirësi, por është e domosdoshme vendosja e këtyre eurokodeve me qëllim që të kapet hapi me proceset që zhvillohen në Evropë..



