Akuzë për 6 persona për dëmtimin e shtëpisë së shkrimtarit Maleksi në Strugë, mes tyre edhe Ramiz Merko

Prokuroria Themelore Publike në Strugë ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave për dëmtimin e shtëpisë së shkrimtarit Vlado Maleski, e shpallur pasuri e rëndësishme kulturore.

Sipas aktakuzës, një kompani ndërtimore kishte nisur ndërtimin e një objekti të ri pranë shtëpisë së mbrojtur. Gjatë gërmimeve me ekskavator për hapësirat e bodrumit, është dëmtuar muri i përbashkët, duke shkaktuar destabilizimin dhe shembjen e shtëpisë së Maleksit.

Në mesin e të akuzuarve është edhe ish-kryetari i Strugës, Ramiz Merko, i cili, sipas aktakuzës, kishte dhënë leje për ndërtim me bodrum, ndonëse vendimi i Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore nuk e parashikonte atë.

Të akuzuar janë edhe një inxhinier ndërtimi, një arkitekt i sektorit të urbanizmit dhe një arkitekte-konservatore, të cilët dyshohet se kanë mundësuar ose lehtësuar procedurat për ndërtimin.

Ngjarja ka ndodhur më 15 tetor 2025, në rrugën „Braqa Milladinovci“ në Strugë. Prokuroria i ngarkon të dyshuarit me veprën penale dëmtim ose shkatërrim i pasurisë nën mbrojtje të përkohshme, trashëgimisë kulturore ose vlerave natyrore.