Përfundimisht sot në orën 7:30 në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 18 zjarre në ambiente të hapura, nga të cilat asnjë nuk është aktiv, një është nën kontroll, ndërsa 17 zjarre janë shuar, informoi Qendra për menaxhim me kriza (QMK).
Siç kumtojnë nga QMK, nën kontroll është zjarri në komunat Makedonski Brod dhe Sopishte afër fshatit Belicë në vendin e quajtur Kajorec (Komuna Makedonski Brod), me zgjerim drejt Jasenit (Komuna Sopishte), ku po digjet pyll me drunj të ulët dhe pyll i përzier.
Janë shuar zjarret në Komunën Saraj: f. Saraj(vegjetacion i ulët); Komuna Butel: f. Luboten (vegjetacion i ulët);
Komuna Qendër: rr. “Fronti popullor” (vegjetacion i ulët); Komuna Manastir: f. Llavci – f. Brusnik (vegjetacion i ulët); Komuna Mogillë: f. Mogillë (bar i thatë dhe vegjetacion i ulët); Komuna Prilep: f. Konjare e Vogël (vegjetacion i ulët);
Komuna Strumicë: f. Gabrovë (deponi); Komuna Radovish: f. Kallauzlija (vegjetacion i ulët); Komuna Strugë: f. Zagraçan (vegjetacion i ulët dhe bar i thatë); Komuna Strugë: përballë fabrikës “Magna” (vegjetacion i ulët dhe shkurre);
Komuna Dibër: f. Konjare (vegjetacion i ulët); Komuna Veles: f. Rashtan – f. Prevalec (vegjetacion i ulët, mbeturina dhe vreshta);
Komuna Kumanovë: f. Reçicë (vegjetacion i ulët); Komuna Kumanovë: deponia Krasta (mbeturina); Komuna Tetovë: f. Poroj (vegjetacion i ulët); Komuna Vrapçisht: f. Vrapçisht – f. Toplicë (vegjetacion i ulët); dhe Komuna Vrapçisht: f. Senokos (vegjetacion i ulët).


