Presidenti Begaj mbledh drejtuesit e sigurisë në Presidencë, takim me ministrin e Brendshëm, drejtorin e Policisë dhe kreun e komanduar të SHISH

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në takim Ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, si dhe Drejtorin e komanduar të SHISH-it, Elvis Lila.

Sipas Presidencës, gjatë takimeve Begaj është informuar dhe ka diskutuar me drejtuesit e institucioneve për çështje të aktualitetit.

Takimet vijnë në një periudhë kur çështjet e sigurisë dhe zhvillimet në institucionet ligjzbatuese janë në qendër të vëmendjes publike.