Nedai Shaolli: Heronjtë dhe viktimat e popullit shqiptar në Severnistan.

Pasi pashë se glorifikohen trimat e Ballit dhe mohohet Lufta Antifashiste , nën pretekstin e komunizmit sllav si mohues te barazisë në Severnistan po ndaj ca mendime që bedoj se janë te drejta dhe të paanshme.
Ne çdo luftë shpallet fituesi dhe humbësi.
Natyrisht se edhe trimat e Ballit si duan t’i quajnë sot u bënë bashkë me okupatorit nazistët me shpalljen e Shqipërisë së Madhe që nuk garantonte kufijtë e saj.
Nga ana tjetër Koalicioni Antifashist Botëror bënte thirrje në luftë per bashkim kundër mortajes naziste dhe se thuhej boterisht pas luftës do të vendoset parimi i vetëvendosjes së popujve dhe e ardhmja e tyre.
Kjo e drejtë iu mohua shqiptarëve të Kosovës ngase Jugosllavinë e 1945 e mbeshteten Stalini-Ruzvelti- Çercilli në Konferencën e Javës dhe te Postdamit, ku te gjitha shtetet u ndanë sipas zonës së influencës perendimore dhe lindore.
I vetmi vend që nuk u për mend ne konferencën e Javës ishte Shqipëria, ku kishin vendosur ta ndajnë mes Greqisë dhe Jugosllavisë, pas ndërhyrjes serbo-greke, por shqiptarët kishin humbur 28 mije deshmorë dhe ne aradhat partizane ishin rreshtuar 70 mije partizanë, ku fale qendrimit te Enver Hoxhes ne Konferencen e paqës pretendimet greke për aneksimin e Shqiperisë deshtuan me turp.
Po trimat e Ballit pse e humbën luftën se u rreshtuan me nazistët e Hitlerit! Sa naivë që ishin dhe mbetën shqiptarët, menduan se nazistët do e mbajnë gjallë Shqipërinë e Madhe dhe kush i garantonte ato kufi….OKB?
Askush ….ishte e përkohshme kur ra nazizmi ra dhe Shqipëria e Madhe. Përse trimat e Ballit nuk vepruan si nacionalistët në Francë që vepruan të pavarur nga komunistët për çlirimin e Francës.
Trimat e Ballit që thoni ju komentues, ishin viktimë e kohës që menduan se Hitleri do na shpëtonte nga sllavët.
Kur ra Psikopati i botës ra dhe Shqipëria e Madhe si kështjellë prej kartoni pa mbështetje ndërkombëtare veç me bashibuzuke te Ballit nuk çanim dot përpara.
E dini ju se falë Luftës Antifashiste dhe me pjesëmarrjen e Brigadës se 7 shqiptare u fituan ato pak të drejta pas luftës…Nëse nuk do kishim luftuar me ato 4 mijë partizane shqiptarë ne nuk do na jepesh asnjë e drejtë, do na konsideronin si kolaboracionistë të nazi-fashizmi!
Trimat e Ballit ishin viktima të nazizmit që i shkuan në gojë te ujkut duke besuar se Nazistët do na garantonin Shqipërinë e Madhe.
Shihni sot shteti maqedon edhe pse përfaqësohet nga komitët si ju simpatizantet e Ballit njeh dhe respekton Luftën Antifashiste si pjesë e koalicionit Antifashist Botëror!
Prandaj, ndajeni mendjen se a jeni me Hitlerin dhe nazizmin që po ngre koke sot me AfD në Gjermani apo hapin e kohës pa komunizëm pa naziskinë!?
Duhen ndarë gjërat o me të sotmen e progresit o me të kaluarën e mortajës nazizte që po ngre kokë sot në Gjermani!
VREDI-n e keni në pushtet sot e pyesni si djathtistë që janë a kanë konsiderata per Ballin dhe nazistët apo për shoqërinë progresive të botës perendimore?
Si djathtistë vlenushkat e sotëm të koalicionit qeveritar nuk e pranojnë hapur ideologjinë naziskine dhe trimat e Ballit kanë frikë t’i shpallin heronj!
Provoni t’i pyesni pse nuk munden ta ndërtojnë në Kërçovë një monument për Mefail Zajazin apo në Gostivar për Xhem Hasën?
Nuk i lejon pushteti qendror!
Ahere përse marrin pjesë në qeveri këta të djathtët e VREDI-t kur idolët e tyre nga Balli nuk i njeh qeveria?
Trimat e Ballit e kanë humbur jo vetëm luftën por edhe kauzën që menduan se fituan Shqipërinë e Madhe me garanca të Hitlerit, kur ra mortaja naziste, ra dhe sajesa për Shqipërinë e Madhe bashkë me ta si viktima të një sistemi gjakatar.
Pas luftës shqiptarët nuk i fituan ato të drejta që ëndërruan pasi komunizmi sllav na mohoi ato të drejta që pretenduam.
Sot jemi njëlloj si në vitet 50, të kohës së Rankoviqit, me despotët e rinj komitë dhe me nga një partiçkë shqiptare në koalicion që pranon çdo shkelje të shqiptarëve me kushtin që të qëndroj në pushtet.
Lufta Antifashiste është kontribut edhe i shqiptarëve të Brigadës së 7 shqiptare me heronjtë e saj si Hibe Palikuqa, Liman Kaba dhe Bajram Shabani, si dëshmi e gjallë e luftës për liri, paçka se pushteti i sotëm megjithse me një parti shqiptare shfalerka pa dinjitet në koalicion, nuk trajtohemi të barabartë dhe këta i përdor si lecka të shtrydhura.
Ky është pushteti i ri që i njeh trimat e Ballit si kolaboracionistë dhe në librat e historisë nuk guxojnë të përmenden si çlirimtarë dhe VREDI si subjekt i djathtë nuk ka fuqi të kundershtoj këto qëndrime mbi trimat e Ballit dhe të mos përfshihen në librat e historisë pasi qeveria i njeh si kolaboraciinistë.
Na thoni ju zotërinj të VREDI-t pasi trimat tuaj qenkan heronj përse në librat e historisë nuk përmenden si çlirimtarë?
Kjo është koha kur VREDI ta ndaj shapin nga sheqeri për trimat e Ballit, nëse ishin çlirimtarë apo kolaboracionistë?
Per mua ata ishin viktima dhe naivë që besonin në një Shqipëri të Madhe me kufinj të përkohshëm pa garanca dhe pa njohje ndërkombëtare.