Nga karburanti te biletat: Fatura e luftës mbërrin te pasagjerët

Sipas deklaratave dhe raporteve nga IATA, disa presione sistemike po ndikojnë në çmimet e biletave të avionit në Evropë. Rritja e kostove të karburantit, Taksat dhe Tarifat e Aeroportit, Kostot rregullatore dhe të vonesës si dhe kërkesa e fortë e konsumatorëve për udhëtime, e shoqëruar me kufizimet e zinxhirit të furnizimit dhe vonesat në dorëzimin e avionëve, vazhdojnë të ushtrojnë presion në rritje mbi çmimet e biletave në të gjitha destinacionet evropiane.

Sipas deklaratave dhe raporteve nga IATA, disa presione sistemike po ndikojnë në çmimet e biletave të avionit në Evropë. Rritja e kostove të karburantit, taksat dhe tarifat e aeroportit, kostot rregullatore dhe të vonesës si dhe kërkesa e fortë e konsumatorëve për udhëtime, e shoqëruar me kufizimet e zinxhirit të furnizimit dhe vonesat në dorëzimin e avionëve, vazhdojnë të ushtrojnë presion në rritje mbi çmimet e biletave në të gjitha destinacionet evropiane.

Në fillim të shatorit nga organizata “IATA”, apo Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror vlerësuan se kostot e larta kërcënojnë rritjen e linjave ajrore evropiane. Thënë ndryshe, rritja e çmimeve të karburantit, e amplifikuar nga pasiguria gjeopolitike dhe konfliktet në Lindjen e Mesme, ka rritur kostot operative për linjat ajrore, gjë që ndikon drejtpërdrejt në çmimet e biletave.

“Radhët e pritjes, taksa e aviacionit, mungesa e SAF apo avio karburantit të qëndrueshëm, çmimet e naftës dhe rritja e tarifave të aeroportit. Linjat ajrore evropiane nuk përballen me mungesë sfidash, thotë”, zëvendësdrejtori i IATA-s për Evropën, Rafael Schvartzman. Sipas tij, nëse më parë kostot operative llogariteshin me 25-30 për qind të harxhimeve operative, tani ato arrijnë edhe 40 për qind,me mundësi rritje deri 45-46 për qind.

EUROSTAT, SHTRENJTIMET

Çmimet e linjave ajrore në Bashkimin Evropian në qershor ishin mesatarisht 3.1 për qind më të larta krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, sipas të dhënave të Eurostat. Rritja më e madhe u regjistrua në Belgjikë, ku biletat u blenë me 28.7 për qind, ndërsa rënia më e madhe u regjistrua në Sllovaki, me 45.1 për qind. Fluturimet ndërkombëtare u rritën në çmim me 4.5 për qind, dhe fluturimet vendase me 2 për qind në bazë vjetore. Të dhënat tregojnë se çmimet nga fillimi i vitit 2025 deri në qershor 2026 kanë luhatur ndjeshëm nën ndikimin e kërkesës, lëvizjeve sezonale dhe ngjarjeve gjeopolitike. Pas rënies së çmimeve në fillim të këtij viti, një rritje prej 8.1 për qind u regjistrua në maj, ndërsa në qershor rritja e çmimeve u ngadalësua në 3.1 për qind.

Ndryshimet në çmimin e fluturimeve ndërkombëtare janë më të rëndësishmet për lëvizjen e përgjithshme të çmimeve.

Gjithashtu rregulla të tilla si rregullorja EU261 për kompensimin e pasagjerëve i kushtojnë industrisë evropiane të aviacionit afërsisht 8 miliardë euro në vit (rreth 8 euro për pasagjer), një kosto që Schvartzman vëren se në fund të fundit ndikon në ekonominë e përgjithshme të fluturimit dhe çmimet e biletave. Ndikim të madh në kosto kanë edhe taksat dhe tarifat e Aeroportit. Rritjet e taksave kombëtare të aviacionit (si në Francë, Holandë dhe Belgjikë) së bashku me rritjen e ndjeshme të tarifave të aeroportit shtojnë barrë shtesë financiare në transportin ajror. Faktor jo i vogël është edhe kërkesa dhe kapaciteti. Kërkesa e fortë e udhëtimit nga konsumatorët, e shoqëruar me kufizimet e zinxhirit të furnizimit dhe vonesat në dorëzimin e avionëve, vazhdojnë të mbajnë presion në rritje mbi çmimet në të gjitha destinacionet evropiane.

Gjithashtu globalisht Kompanitë ajrore po zvogëlojnë numrin e fluturimeve këtë vit në përgjigje të çmimeve të larta të karburantit.

NISJET MË TË LIRA QË ZGJIDHEN MUND TË JENË MË TË GODITURAT

Nisjet më të lira që zgjidhen më shpesh nga udhëtarët me buxhet të ulët mund të jenë më të goditurat. Numri i fluturimeve në mbarë botën po rritet për shkak të rritjes së vazhdueshme të çmimeve të karburantit. Drejtuesit e linjave ajrore kryesore amerikane, përfshirë United, American dhe Southvest Airlines, konfirmuan në një takim me investitorët se në muajt e fundit të vitit planifikojnë të heqin nga oraret e tyre itineraret më të lira dhe më pak fitimprurëse.

Kompanitë ajrore nuk i kanë njoftuar ende rrugët e sakta që do të shkurtohen, por analistët sugjerojnë se rrugët më të lira dhe më pak të njohura do të jenë të parat që do të goditen.

“Disa rrugë më parë ishin në prag të fitimprurësisë, dhe me rritjen e ndjeshme të çmimeve të karburantit ato po bëhen humbje të plota”, thotë Drejtori Financiar i United Airlines, Michael Leskinen ., Sipas tij,kompania nuk sheh shenja të dobësimit të kërkesës, edhe me tarifa më të larta dhe tarifa shtesë. Pritet gjithashtu një reduktim i fluturimeve në orare më pak të shpeshta, siç janë të martat dhe të shtunat si dhe fluturimet e natës dhe herët në mëngjes. Kompanitë ajrore kanë ulur tashmë numrin e fluturimeve në oraret e tyre të verës dhe kanë rritur tarifat e bagazheve për shkak të kostove më të larta të karburantit. Çmimet e biletave të avionit në qershor, korrik dhe gusht ishin rreth 25 për qind më të larta se një vit më parë, sipas Indeksit të Çmimeve të Konsumatorit, një masë kyçe e inflacionit në Shtetet e Bashkuara.

Kompanitë ajrore po paguajnë miliarda dollarë më shumë për karburant këtë vit, ndërsa lufta në Iran vazhdon. Katër linjat ajrore më të mëdha amerikane së bashku paguan gati 80 për qind më shumë për karburant nga prilli deri në qershor sesa gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Çmimi mesatar i karburantit për avionë u rrit në 4.56 dollarë për galon, çmimi më i lartë që nga fillimi i majit, megjithëse është ende nën kulmin e tij në prill.

Por çmimet e biletave të avionit nuk lidhen vetëm me çmimet e karburantit. Çmimet e biletave të avionit përcaktohen nga oferta dhe kërkesa. Përveç kësaj, Evropa përballet me mungesë të karburantit për avionë në tremujorin e katërt të vitit 2026, duke e detyruar atë të drejtohet te furnizuesit e largët si Koreja e Jugut, sipas një analize të publikuar sot bazuar në të dhënat e transportit detar. Çmimet e biletave të avionit varen nga oferta dhe kërkesa, tha CEO apo menaxheri i Delta, Ed Bastian, për CNBC në korrik, duke iu përgjigjur një pyetjeje se pse kompania nuk i uli çmimet kur çmimet e karburantit për avionë ranë nga nivelet e mëparshme.

Kërkesa është me të vërtetë shumë e fortë, tha ai. Stoqet e karburantit për avionë në qendrën kryesore evropiane të përpunimit dhe magazinimit Amsterdam-Rotterdam-Antverp ranë njëkohësisht në nivelin e tyre më të ulët në shtatë vjet në javën që përfundoi më 10 shtator, duke përkeqësuar më tej situatën e tregut.