Shoferët profesionistë të Maqedonisë së Veriut që punojnë në transportin ndërkombëtar do të kenë mundësi për angazhime më të qëndrueshme përmes vizës së re kombëtare afatgjatë “D”, me vlefshmëri deri në 365 ditë, të cilën po e vendos Republika e Kroacisë, njoftoi asociacioni “Makam-Trans”,
Megjithatë, nga asociacioni theksojnë një kufizim të rëndësishëm: kjo vizë nuk vlen në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian apo të zonës Shengen, por mundëson vetëm hyrjen në territorin e Republikës së Kroacisë për kryerjen e transportit të mallrave dhe udhëtarëve.
Viza nuk mund të përdoret për qëllime turistike apo për punë në shtete të tjera evropiane, pasi një përdorim i tillë përbën bazë për anulimin e saj.
Aplikimi nis më 23 shtator 2026, përmes sistemit elektronik “Crovisa”, ndërsa më pas dokumentacioni duhet të dorëzohet fizikisht në Ambasadën e Kroacisë në Shkup.
Në ditët e para, ambasada do të pranojë maksimumi 15 kërkesa në ditë, në periudhën nga ora 13:00 deri në 14:30, me termin të caktuar paraprakisht përmes portalit zyrtar konsullor.



