Mashtrime me zëra të klonuar: Policia Greke arreston dy persona

Policia Greke ka goditur një organizatë kriminale që dyshohet se përdorte Inteligjencën Artificiale për të klonuar zërat e të afërmve të viktimave, me qëllim kryerjen e mashtrimeve telefonike.

Dy persona, 23 dhe 25 vjeç, u arrestuan gjatë një operacioni në Nea Ionia të Atikës. Sipas policisë, ata vepronin si persona që merrnin para dhe sende me vlerë nga viktimat. Në momentin e arrestimit, dyshohet se sapo kishin marrë sende me vlerë rreth 30 mijë euro nga një banesë.