Vendimi i marrë nga Komuna e Gazi Babës duhet të fillojë të zbatohet nga e hëna, çdo të hënë, mësimi në shkollë duhet të fillojë me këndimin e himnit të Maqedonisë.
“Prindërit e mirëpresin këtë vendim, sepse himni kombëtar është një nga simbolet dhe pikat tona kryesore që simbolizon identitetin, historinë dhe sovranitetin e një vendi.
Besoj se është një vendim i saktë që kemi marrë në një seancë të Këshillit”, tha kryetari i komunës, Boban Stefkovski.
Vendimi vlen për të gjitha shkollat që veprojnë në territorin e komunës së Gazi Babës..


