E rëndë në Itali/ Ministri i Arsimit merr zarfin kërcënues me një plumb brenda, reagon Meloni: Këto akte frikacake nuk kanë vend në demokraci

Një zarf që përmbante një plumb dhe një letër me fraza kërcënuese është dërguar në Ministrinë e Arsimit të Italisë, në adresë të ministrit Giuseppe Valditara.

Pas publikimit të lajmit, ministri Valditara ka marrë mesazhe solidariteti nga drejtues të lartë të qeverisë dhe politikës italiane.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Antonio Tajani, tha se Valditara “nuk do të frikësohet” dhe se aktiviteti i qeverisë nuk do të ndalet përballë kërcënimeve dhe dhunës.

Solidariteti ndaj ministrit erdhi edhe nga ministri i Kulturës, Alessandro Giuli, i cili e cilësoi ngjarjen një akt të papranueshëm frikësimi.

Presidenti i Dhomës së Deputetëve, Lorenzo Fontana, dhe presidenti i Senatit, Ignazio La Russa, shprehën gjithashtu mbështetjen e tyre për Valditarën.

La Russa deklaroi se shpreson që autorët e kërcënimit të identifikohen sa më shpejt nga autoritetet kompetente.