Misajllovski: Aktivitetet infrastrukturore vazhdojnë me një ritëm të fuqishmëm

Po punohet në mënyrë aktive për realizimin e qëllimeve të përcaktuara, ndërsa investimet që po bëhen në sektorin e infrastrukturës janë para së gjithash për përmirësimin e kushteve të punës dhe jetesës së të punësuarve në Armatë dhe Ministri, potencoi ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski në një bisedë me të punësuarit gjatë inspektimit të sotëm të aktiviteteve ndërtimore për rikonstruimin e plotë të Drejtorisë për siguri dhe inteligjencë në kuadër të kazermës “Goce Delçev” – Shkup.

Siç informojnë nga MM, aktualisht po punohet për përfundimin e plotë të aktiviteteve të planifikuara për rikonstruimin e këtij objekti, gjegjësisht po instalohen mure të reja ndarëse, një instalim elektrik krejtësisht i ri, po instalohet ndriçimi, po kryhen punime për lidhjen e instalimit të mbrojtjes nga zjarri dhe rrufeja, po instalohet një sistem i ri ventilimi dhe sistemi i ngrohjes, po ndërrohet dyshemeja dhe dyert, ndërsa po kryhen punime për përfundimin e nyjeve sanitare, si dhe për përfundimin e punimeve të suvatimit, lyerjes dhe fasadës, me qëllim arritjen e efikasitetit energjetik të objektit.