Ngjarja ndodhi në lagjen Fatih pas një konflikti mes pronarit të një pike këmbimi valutor dhe një klienti. Autoritetet arrestuan një person në vendngjarje…
Tre persona humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në një dyqan në Stamboll.
Sipas mediave lokale, ngjarja ndodhi në lagjen Fatih, një zonë e frekuentuar nga turistët në metropolin turk, pas një konflikti mes pronarit të një pike këmbimi valutor dhe një klienti.
Autoritetet lokale arrestuan një person në vendngjarje, raportoi agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadolu.
Agjencia private turke DHA publikoi gjithashtu fotografi nga vendngjarja, ku shihet një person që transportohet me barelë drejt një ambulance.


