„Fillimisht, do të më lejoni t’i falënderoj të gjithë njerëzit që morën pjesë në këtë manifestim dinjitoz dhe në shënimin e 35-vjetorit të pavarësisë. Duke filluar nga ngjarja e parë, ku mysafir kishim një yll botëror në stadiumin në Manastir, nën Tumbe Kafe, më 2 gusht, e deri te ngjarja e fundit, ku sërish ishte një superyll botëror, David Guetta. Ndërkohë, patëm disa muzikale nëpër qytetet e vendit, nën moton „Dita ndriti fortë“. Më pas ishte performanca e një superylli botëror, Jose Carreras, së bashku me „all star“-ët e Maqedonisë, në sheshin e Shkupit. Këtu ishin edhe ngjarje të veçanta me yje botërorë në Strumicë, Oakenfold, Van Dyk, grupe rok maqedonase, ndër të cilat Memoria, koncerti në Strumicë etj. Bëhet fjalë për një përfshirje prej 200 deri në 250 mijë qytetarëve të lumtur maqedonas, të cilët këtë verë u shoqëruan me yjet maqedonase, por edhe me yjet botërore“, deklaroi kryeministri i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në intervistën e edicionin qendror të Ditarit të RTM-së.
Mickoski iu referua aktiviteteve që u zhvilluan me rastin e shënimit të 35-vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë dhe bëri të ditur se do të vazhdojë praktika që Qeveria të ndihmojë në sjelljen e yjeve muzikore botërorë, si dhe të mbështesë artistët vendas.
„I falënderoj këngëtarët maqedonas, aktorët, organizatorët, producentët, regjisorët, skenaristët, le të më falin nëse harrova dikë. I falënderoj që krijuan vërtet një verë e cila do të jetë e paharrueshme dhe një verë e cila do të mbahet mend gjatë dhe do të përbëjë bazë për vitet që pasojnë“, tha Mickoski dhe shtoi:
„Dëgjova në konferencën për shtyp se detyrim i organizatorit është t’ia dorëzojë pasqyrën e shpenzimeve Lotarisë Shtetërore dhe sipas deklaratave të drejtorit të Lotarisë Shtetërore, ajo pasqyrë e shpenzimeve do të dorëzohet dhe do të publikohet, kështu që opozita le të vazhdojë të zhytet në intrigat e veta, në shpikjet e veta, ndërsa ne do të vazhdojmë të punojmë dhe të realizojmë atë që qytetarët presin prej nesh dhe ja, do ta them dhe do ta njoftoj këtu përsëri, edhe një herë, se një kompani e përgjegjshme shoqërore si Lotaria Shtetërore do të vazhdojë edhe në vitet që vijojnë t’i mbështesë punëtorët maqedonas të kulturës, aktorët maqedonas dhe interpretuesit muzikorë maqedonas etj.“


