Ministri i Shëndetësisë sot zhvilloi një takim me homologun e tij slloven, dr. Tadej Ostrc, në kuadër të vizitës së tij të parë të punës jashtë vendit.
Përzgjedhja e Sllovenisë për takimin e parë zyrtar me një homolog të huaj pasqyron rëndësinë e historisë së përbashkët, ngjashmëritë në sistemin politik, karakteristikat gjeografike dhe demografike, si dhe përvojat sllovene në zbatimin e reformave shëndetësore.
Në takim u shkëmbyen informacione mbi gjendjen, sfidat dhe planet në të dy sistemet shëndetësore. Theks i veçantë iu kushtua Shërbimit Nacional të Dispeçerisë dhe Indeksit Slloven për Ndihmën Mjekësore Urgjente, programeve për zbulimin e hershëm të kancerit dhe menaxhimit të radiodiagnostikës.
Dy ministrat ranë dakord që bisedimet të vazhdojnë edhe për planet e tjera reformuese, si dhe për projektin e përbashkët ekzistues për reformën në fushën e infermierisë.
Gjatë bisedës u theksua nevoja për përmirësimin e kujdesit shëndetësor për studentët maqedonas në Slloveni, si dhe për zgjerimin e mundësive për shkëmbimin e profesionistëve dhe për trajtim mjekësor.
Ministri shprehu mirënjohje ndaj homologut të tij slloven për gatishmërinë për bashkëpunim dhe ndarjen e përvojave sllovene, në mbështetje të përmirësimit të sistemit shëndetësor.



