Emocionohet Lushtaku: Nëse dënohet “4-shja”, Kuvendi të lejojë çdo qytetar për armatim

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka komentuar situatën lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

I ftuar në një emision televiziv, Lushtaku është shprehur i emocionuar teksa ka folur për mundësinë e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, të njohur si “4-shja”.

Ai ka deklaruar se, nëse ata dënohen, Kuvendi i Kosovës duhet të ndërmarrë hapa që, sipas tij, do t’u mundësonin qytetarëve të armatosen.

“Po u dënuan 4-shja, Kuvendi duhet t’ia lejojë çdo qytetari armatimin”, ka deklaruar Lushtaku.

Deklarata e deputetit të PDK-së vjen në kuadër të diskutimeve të tij për procesin gjyqësor në Hagë dhe për qëndrimin që, sipas tij, duhet të mbajë institucionet e Kosovës ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së.