Mexhiti: Sot prezantuam kandidaturën e Jakup Huseinit për kryetar të Komunës së Bërvenicës!

Bërvenicës i duhet një kryetar që e njeh komunën, i njeh njerëzit dhe e di çfarë duhet bërë.

Jakup Huseini vjen me përgatitjen, përvojën dhe njohjen e duhur për ta udhëhequr Bërvenicën. Si magjistër i shkencave juridike dhe me përvojë të drejtpërdrejtë në administratën komunale, ai e njeh sistemin nga brenda, por mbi të gjitha i njeh hallet dhe kërkesat e qytetarëve.

Me Jakupin nuk nisemi nga zero. Nisim me dikë që e njeh punën, e njeh terrenin dhe është gati të marrë përgjegjësi. Nisim rrugën që VLEN.

Jemi gati…