FIFA ka mohuar se është marrë një vendim për stadiumin që do të presë finalen e Botërorit 2030, pas deklaratave të presidentit të Federatës Mbretërore Marokene të Futbollit, Fouzi Lekjaa.
Deklaratat e Lekjaa kanë marrë një tjetër dimension edhe për shkak të kontekstit politik. Ai i bëri komentet gjatë një tubimi politik të enjten, në kuadër të një fushate zgjedhore. Ndërkohë, kjo është hera e dytë brenda pak javësh që FIFA detyrohet të mohojë pretendimet se Maroku do të presë finalen e Botërorit. Një muaj më parë, The Times raportoi se presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i kishte ofruar Marokut mundësinë për të organizuar finalen në këmbim të mbështetjes politike. FIFA e mohoi edhe atëherë këtë pretendim.
Botërori 2030 do të organizohet nga Maroku, Spanja dhe Portugalia, ndërsa ndeshjet e para të turneut do të zhvillohen në Uruguai, Argjentinë dhe Paraguai, në kuadër të 100-vjetorit të Kupës së Botës. Pavarësisht deklaratave nga pala marokene, FIFA ende nuk ka përcaktuar zyrtarisht stadiumin e finales. Gara dhe diskutimet për impiantin që do të presë ndeshjen më të rëndësishme të turneut mbeten të hapura.


