UEFA Nations League/ Finlandë-Shqipëri, në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

Tifozët shqiptarë tashmë mund të sigurojnë biletat për të ndjekur nga afër Kombëtaren kuqezi në transfertën ndaj Finlandës, e vlefshme për UEFA Nations League – Liga C.

Për të siguruar biletën, tifozët duhet të përdorin linkun e posaçëm “Away Fans”, të regjistrohen në platformë dhe më pas të përzgjedhin vendet që dëshirojnë në sektorin e dedikuar për tifozerinë mike. Pas përzgjedhjes së vendeve, pagesa kryhet online përmes platformës.