Hoti flet para seancës: S’kemi arsye ta ndryshojmë kandidatin për nënkryetar

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka folur para fillimit të seancës së kuvendit, ku pritet të votohet për nënkryetarët.

Hoti tha se LDK-ja nuk ka arsye ta ndryshojë kandidatin e saj për nënkryetar të kuvendit, duke bërë të ditur se kandidati mbetet Kujtim Shala.

“Një gjë duhet të qartësohet. Kryetari i kuvendit përfaqëson Kuvendin e Kosovës dhe duhet të ketë njëfarë dakordimi. Ndërkaq, nënkryetarët përfaqësojnë grupet më të mëdha parlamentare. Pra, është diskrecion yni si LDK të propozojmë personin që na përfaqëson në kryesi të kuvendit. S’kemi arsye që ta ndërrojmë”, tha Hoti.

I pyetur nëse pret që sot të konstituohet Kuvendi i Kosovës, Hoti u shpreh optimist.

“Shpresoj se po”, tha ai.