Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij ka kujtuar 25 vjetorin e sulmeve teroriste në SHBA mbi kullat binjake ku jetën humbën afër 3mijë persona. Ahmeti në postimin e tij shkruan se “Më 11 Shtator 2001, bota ndryshoi përgjithmonë. Nuk u sulmuan vetëm njerëzit dhe institucionet, por edhe vlerat mbi të cilat ndërtohet një shoqëri e lirë: liria, demokracia, paqja dhe bashkëjetesa. Në këtë ditë kujtojmë viktimat dhe shprehim solidaritetin tonë me familjet e tyre. Kujtojmë gjithashtu se liria dhe paqja nuk janë të dhëna njëherë e përgjithmonë. Ato kërkojnë përkushtim, guxim dhe mbrojtje të vazhdueshme” shkruan Top24
Sot shënojmë një çerek shekulli nga sulmet terroriste të 11 Shtatorit, që morën 2 977 jetë njerëzish, qytetarë me prejardhje, besime dhe histori të ndryshme.
Më 11 Shtator 2001, bota ndryshoi përgjithmonë. Nuk u sulmuan vetëm njerëzit dhe institucionet, por edhe vlerat mbi të cilat ndërtohet një shoqëri e lirë: liria, demokracia, paqja dhe bashkëjetesa.
Në këtë ditë kujtojmë viktimat dhe shprehim solidaritetin tonë me familjet e tyre. Kujtojmë gjithashtu se liria dhe paqja nuk janë të dhëna njëherë e përgjithmonë. Ato kërkojnë përkushtim, guxim dhe mbrojtje të vazhdueshme.
Populli ynë mbetet përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vlerave të botës demokratike.
Sot kujtojmë. Sot nderojmë.
Dhe sot kujtojmë se sa e shenjtë dhe sa e shtrenjtë është liria.