Gjykata Supreme shfuqizon vendimin e Apelit për rastin “Llaskarca”

Gjykata Supreme e rrëzoi vendimin e Gjykatës së Apelit të Shkupit në lidhje me aksidentin e autobusit në Llaskarcë, i cili ua rriti dënimet disa prej të akuzuarve, dhe e ktheu lëndën për rigjykim dhe vendimmarrje.

Siç njoftoi Gjykata Supreme, Këshilli Penal në seancën e mbajtur më 9 shtator vendosi për rastin KVP2-86/25, i njohur në publik si rasti i aksidentit të autobusit pranë fshatit Llaskarcë, lënda është kthyer për rigjykim.

“Me vendimin në rastin KVP2-86/25, pranohen kërkesat për rishikim të jashtëzakonshëm të një vendimi përfundimtar, të paraqitura nga të dënuarit përmes avokatëve të tyre mbrojtës, revokohet vendimi i Gjykatës së Apelit të Shkupit KZ-979/24 i datës 17.04.2025 dhe çështja kthehet për rigjykim dhe vendimmarrje“, thuhet në njoftimin e Gjykatës Supreme.

Gjykata e Apelit rrit dënimet për disa nga të akuzuarit në rastin “Llaskarca”