Rebelët Huthi kanë marrë kontrollin e qytetit-port strategjik të Mokhas në Jemen, duke rritur ndjeshëm tensionet në Detin e Kuq dhe frikën për ndërprerjen e një prej rrugëve më të rëndësishme tregtare në botë.
Sipas Reuters, marrja e Mokhas i afron Huthët edhe më shumë me ngushticën Bab el-Mandeb, një pikë kyçe për transportin ndërkombëtar të naftës dhe mallrave mes Detit të Kuq dhe Gjirit të Adenit.
Zhvillimi vjen në një moment kur transporti i naftës përmes Ngushticës së Hormuzit është goditur rëndë nga konflikti me Iranin. Për këtë arsye, rrugët përmes Detit të Kuq kanë marrë një rëndësi edhe më të madhe për eksportet e energjisë nga Lindja e Mesme.
Përshkallëzimi i situatës ka shkaktuar menjëherë reagim në tregjet ndërkombëtare. Çmimi i naftës Brent u ngjit të enjten në mbi 105 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane WTI kaloi nivelin e 100 dollarëve.
Situata në Jemen po ngre gjithashtu frikën për rikthimin e vendit në një luftë civile në shkallë të gjerë, ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme vazhdojnë të kërcënojnë furnizimin global me energji.


