Mot i keq në disa pjesë të Maqedonisë: shi, bubullima dhe erë e përforcuar

Mot i keq në disa pjesë të Maqedonisë: shi, bubullima dhe erë e përforcuar

Moti i paqëndrueshëm ka përfshirë disa pjesë të Maqedonisë. Sipas të dhënave të fundit të radarëve, vranësirat më të theksuara janë regjistruar në rajonet veriperëndimore dhe perëndimore të vendit.

Reshje shiu, bubullima dhe erë e përforcuar ka në rajonin e Gostivarit, në zonat malore në veriperëndim të Strugës dhe në perëndim të Krushevës.

Paqëndrueshmëri atmosferike është regjistruar edhe në pjesën lindore të vendit, veçanërisht në jug të Dellçevës. Në zonat e prekura ekziston mundësia për reshje lokale dhe bubullima.