Rami Mislimi: Deri sa në BDI nuk ka një Adnan Azizi, BDI i humb zgjedhjet!

Deri sa në BDI nuk ka një Adnan Azizi, BDI i humb zgjedhjet!
Ta nisim me deklaratën e Bujar Osmanit se kanë biseduar me VMRO-në që të ketë zgjedhje të parakohshme vitin e ardhshëm.
Tani, nëse mbahen zgjedhjet këtë të diel, BDI-ja i humb zgjedhjet.
Por pse pikërisht BDI-ja është një parti e cila nuk ka arritur të japë shpresë te qytetarët për dy vite opozitë?
Një nga elementet që jam duke e analizuar është se BDI-së i mungon një person si Adnan Azizi.
BDI-ja ka një lider që është i pari dhe të tjerët vijnë pas tij. Partitë e mëdha gjithmonë kanë lider, por ka edhe një person i cili i çan rrugët dhe liderit ia bën më të lehtë që veprimin politik ta ecë më tutje.
VLEN-i e ka Adnan Azizin, ndërsa në BDI kam gati dy ditë që mendohem se cili person do t’i bënte ballë Adnan Azizit në rrafshin e organizimit të partisë, si dhe në aspektin e paraqitjes publike nëpërmjet rrjeteve sociale.
Janë bërë 48 orë dhe ende s’munda të gjej dikë. Andaj, nëse mbahen zgjedhjet të dielën, BDI-ja i humb zgjedhjet.
Kam shkruar për Adnan Azizin në aspektin e punës dhe zhvillimit politik. Po e përsëris sërish: Adnan Azizi nuk çohet në 7 të mëngjesit, por nuk çohet as në 2 të drekës. Ai ditën e nis nga ora 9 e mëngjesit, ndërsa e përfundon në orën 3 të ditës tjetër.
E kam parë me sytë e mi në mëngjes, e kam parë edhe në darkë diku tjetër, por prapë e kam parë më vonë diku tjetër.
Ai është në mesin e qytetarëve të VLEN-it, madje disa herë e kam parë edhe me disa ish-funksionarë të BDI-së.
Kjo nuk është vetëm kafe, por është bashkëbisedim për të rritur partinë, që kurdo që mbahen zgjedhjet, VLEN-i është i përgatitur.
Ky është Adnan Azizi. Mund ta shajnë, ta kritikojnë, t’i thonë çka të duan, bashkë me mua, por ky është realiteti, kjo është puna e tij.
Andaj, Adnan Azizi nuk është lider i VLEN-it, por e do VLEN-in, dikur BESËn, më shumë se lideri, andaj edhe punon.
Por pse pikërisht është i rëndësishëm një Adnan Azizi në BDI?
Në partinë e Ali Ahmetit nuk kemi person i cili e do më shumë partinë sesa interesin personal. Nuk mund të mendoj për dikë se e do partinë, vrapon për partinë, lut njerëz për partinë dhe nuk e ka cak interesin personal dhe përfitimin e tij familjar.
Derisa nuk ka një të tillë që e do partinë më shumë se interesin personal, atëherë BDI-ja është larg fitores.
Sot në BDI ka vetëm : “Unë të lus njerëz, vrapoj, ai të bëhet nesër ministër” – ASNJËHERË.
“Unë të hidhërohem me njerëz, ai nesër të përfitojë familjarisht” – ASNJËHERË.
“Unë të prishem me VLEN-in, ai nesër të përfitojë” – ASNJËHERË.
“Unë sot të shkoj familje në familje, ai të rrijë nën hije dhe nesër ai i pari, unë i fundit” – ASNJËHERË.
Sot n; BDI nuk ka asnjë që të punoj e nesër të mos bëhet asgjë, vetëm të fitojë partia, të fitojë BDI-ja e të fitojë Alia.
E deri sa nuk ka, atëherë si duhet të kenë shpresë militantët e BDI-së se BDI-ja do të fitojë zgjedhjet të dielën, qoftë edhe kur thotë Bujar Osmani në prill të vitit të ardhshëm?
Qytetarët sot nuk votojnë nga inati. Nga inati kanë votuar vetëm një herë, edhe atë Bilall Kasamin herën e parë, për inat të BDi-së dhe Teutës do e vojmë Bilallin.
Sot nuk ka më për inat të VLEn-it do e votojë BDI-në
Andaj, po e mbyll këtë mendim se, derisa në BDI nuk ka një Adnan Azizi, mirë është që zgjedhjet të shtyhen më tutje!
PS- Tash, për fund, mund të komentoni siç ju do shpirti e zemra e mendja.
“I paska dhanë taxhi Adnani- Ramisë, qenka shit te VLEN-i, ia paska kthyer shpinën BDI-së, BDI-ja ia ka ndalë bukën, don të shitet te VLEN-i, Mickoja e çon të shkruaje, don të afrohet me VLEN-in, bën filma me BDI-në, e rrit pazarin para zgjedhjeve çka tju dose zemra thoni”
Krejt këto mund të jenë të vërteta, ama e vërteta ma e madhe është se taxhi kam edhe për 20 vjet tjera, falë penzisë së nonës prej Zvicre, tjerat sjanë me rëndësi! 😁