Shabani pret në takim një delegacion nga Senati i SHBA-së, Kongresi Amerikan dhe Këshilli Atlantik, në kuadër të iniciativës „Balkans Forward“

Zëvendësmimistri i mbrojtjes Admir Shabani ka pritur në takim një delegacion nga Senati i SHBA-së, Kongresi Amerikan dhe Këshilli Atlantik, në kuadër të iniciativës „Balkans Forward“, shkruan Top24

Shabani thekson në këtë takim u konfirmua përkushtimi ynë ndaj lidhjes transatlantike, forcimit të mbrojtjes kolektive dhe zhvillimit të kapaciteteve mbrojtëse. Me mbi 4% të PBB-së të ndara për mbrojtjen dhe përmes modernizimit të Armatës me pajisje bashkëkohore amerikane, vazhdojmë të kontribuojmë për një Aleancë më të fortë dhe më të sigurt.