Ish drejtoresha e NPK-Komunalec, Artana Asanit i caktohet masa e paraburgimit shtëpiak!

Ish drejtoreshës së NPK- Komunalec në Gostivar, Artana Asanit i caktohet paraburgim shtëpiak.
Sipas burimeve gjykatësi i procedurës paraprake ka pranuar kërkesën e palës mbrojtëse dhe ka caktuar masën e paraburgimit shtëpiak për drejtoreshën e ndërmarrjes publike komunale në Gostivar, Artana Asani.
Sipas informacioneve të siguruara, vendimi është marrë pas kërkesës së paraqitur nga mbrojtja, ndërsa Asani do ta vuajë masën e përcaktuar në kushte shtëpie.