Barcelona, skuadra me më shumë alternativa në Evropë: Flick ka dy formacione të nivelit të lartë

Barcelona ka nisur sezonin me një luks që mund të rezultojë vendimtar në garën për trofetë e mëdhenj: Hansi Flick ka alternativa të nivelit të lartë në pothuajse çdo pozicion të fushës.

Fitorja 5-1 ndaj Feyenoordit në debutimin e Champions League ishte një tjetër dëshmi e thellësisë së skuadrës. Trajneri gjerman bëri rotacion, por niveli i lojës nuk ra. Përkundrazi, katalanasit dominuan dhe regjistruan një tjetër fitore bindëse.

Në një sezon ku Barcelona do të luajë çdo tri ditë, menaxhimi i minutave mund të jetë po aq i rëndësishëm sa cilësia në fushë. Flick mund të pushojë lojtarë të rëndësishëm pa e dobësuar ndjeshëm ekipin, duke ulur edhe rrezikun e dëmtimeve nga ngarkesa e madhe.

Në sulm, largimet e Robert Lewandowski-t dhe Ferran Torres janë kompensuar me ardhjen e Gabriel Jesus, ndërsa Raphinha është shndërruar me sukses në një alternativë të rëndësishme si qendërsulmues. Braziliani ishte protagonist edhe ndaj Feyenoordit, me dy gola, ndërsa Gabriel Jesus shënoi në debutimin e tij.

Image

Barcelona ka fituar edhe më shumë alternativa në krahë, ku Anthony Gordon dhe Karim Adeyemi i shtohen një reparti ku është edhe Lamine Yamal. Në mesfushë, ardhja e Rodrit i jep Flickut një tjetër zgjidhje të rëndësishme.

Në mbrojtje, rikthimi i Joao Cancelos dhe fleksibiliteti i lojtarëve si Eric García, Jules Koundé dhe Gerard Martín i lejojnë trajnerit të ndryshojë formacionin pa humbur ekuilibrin.

Edhe porta është përforcuar me Livakovicin, pas largimit të Ter Stegenit.

Përjashtimi i vetëm duket të jetë Lamine Yamal. Pas dëmtimit të Roony-t, Barcelona nuk ka një zëvendësues natyral me të njëjtin profil për talentin spanjoll.

Megjithatë, pikërisht kjo thellësi e skuadrës mund të jetë një nga armët kryesore të Barcelonës në synimin për të fituar Champions League. Flick tashmë ka luksin të ndërtojë formacione të ndryshme dhe të ruajë konkurrueshmërinë në çdo kompeticion.

Minutat e lojtarëve të Barcelonës:

  • Joan García – 450 minuta
  • Lamine Yamal – 425 minuta
  • Raphinha – 390 minuta
  • Xavi Espart – 360 minuta
  • Pedri – 351 minuta
  • Pau Cubarsí – 332 minuta
  • Fermín López – 300 minuta
  • Andreas Christensen – 298 minuta
  • Anthony Gordon – 271 minuta
  • Gerard Martín – 270 minuta
  • Marc Bernal – 262 minuta
  • Jules Koundé – 261 minuta
  • Dani Olmo – 214 minuta
  • Eric García – 199 minuta
  • Rodri – 198 minuta
  • Karim Adeyemi – 179 minuta
  • João Cancelo – 118 minuta
  • Gavi – 52 minuta
  • Gabriel Jesus – 16 minuta
  • Hamza – 4 minuta

Dominik Livaković, Wojciech Szczęsny, Alejandro Balde, Frenkie de Jong, Roony Bardghji dhe Jesse Bisiwu – pa minuta