“Er Serbia” do të operojë 14 fluturime në javë në linjën Beograd – Shkup në sezonin e ardhshëm dimëror, duke rritur kështu shërbimet për kryeqytetin e Maqedonisë njoftoi portali i specializuar “Eks Ju aviacion”.
“Kompania ajrore javën e kaluar planifikoi 14 fluturime në javë midis dy kryeqyteteve duke filluar nga 25 tetori, duke rezultuar në një shërbim të dyfishtë ditor. Orari i rishikuar përfaqëson një rritje nga njëmbëdhjetë rotacione javore të planifikuara fillimisht, si dhe nga dhjetë shërbimet javore që u operuan gjatë sezonit të kaluar dimëror”, shkruan “Eks Ju aviacion”.
Të gjitha fluturimet janë planifikuar të operohen me aeroplanin turbohelikë ATR72-600.


