Shoqëria Kulturore Artistike Shqiptare “Xheladin Zeqiri” përfaqësoi me dinjitet Tetovën në Edicionin e 9-të të Festivalit të Verës në Qipron Veriore. Me mbështetjen e Komunës së Tetovës dhe Qendrës Kulturore Rinore, tradita, folklori dhe vlerat kulturore shqiptare u prezantuan denjësisht përkrah ansambleve nga vende të ndryshme.
Nga data 26 deri më 31 gusht 2026, SHKASH “Xheladin Zeqiri” realizoi një ndër aktivitetet dhe festivalet më të rëndësishme në historinë e saj. Pjesëmarrja në Edicionin e 9-të të “Festivali i Verës” – Lapta, Alsancak, Çamlibel, në Qipron Veriore, ishte një përvojë e jashtëzakonshme artistike, kulturore dhe njerëzore.
Ky festival mblodhi ansamble nga qytete të ndryshme, si dhe grupe nga Polonia, Serbia dhe vende të tjera, me qëllim promovimin dhe shkëmbimin e vlerave kulturore, traditave dhe folklorit të vendeve pjesëmarrëse.

BLERIM ISMANI – Kryetar i SHKASH “Xheladin Zeqiri” ka shprehur mirënjohje për ftesën, mikpritjen e jashtëzakonshme dhe atmosferën vëllazërore që iu ofrua gjatë gjithë festivalit.
BEKIM RAMADANI – SHKASH “Xheladin Zeqiri”
Ky projekt u mundësua falë përkrahjes së Komunës së Tetovës dhe kryetarit Bilall Kasami, si dhe Qendrës Kulturore Rinore dhe kryetarit të saj Muhamed Mustafa. Një falënderim të veçantë, nga SHKASH “Xheladin Zeqiri” kanë ndarë edhe për përfaqësuesin Ylltrim Loki,si dhe për agjencinë turistike “Tetova Reisen”.
SHKASH “Xheladin Zeqiri” edhe një herë dëshmoi se është dhe do të vazhdojë të jetë Ambasadore e Kulturës së Tetovës dhe e vendit tonë, duke promovuar dhe prezantuar denjësisht vlerat, traditat, folklorin dhe karakteristikat tona kombëtare në skenat vendore dhe ndërkombëtare.



