PSG me rekordit të ri në ‘Topin e Artë’, pritet të ketë dhjetë të nominuar

Paris Saint-Germain pritet të vendosë një rekord të ri në historinë e Topit të Artë, pasi plot 10 futbollistë të klubit francez parashikohet të jenë pjesë e listës prej 30 të nominuarish për edicionin e vitit 2026.

Sipas gazetarit Ben Jacobs, 10 lojtarë të PSG-së pritet të përfshihen në listën e kandidatëve që do të publikohet nga France Football për çmimin prestigjioz individual.

Nëse kjo konfirmohet, PSG do të thyejë rekordin e vet, pasi një vit më parë kishte vendosur shifrën prej nëntë të nominuarish, pas sezonit historik në të cilin klubi parisien fitoi tripletën.

Futbollistët e PSG-së që pritet të jenë në listën e Topit të Artë janë Ousmane Dembele, Khvicha Kvaratskhelia, Desire Doue, Vitinha, Fabian Ruiz, Joao Neves, Willian Pacho, Achraf Hakimi dhe Nuno Mendes, ndërsa Bradley Barcola, tashmë pjesë e Liverpoolit, gjithashtu pritet të përfshihet në listë.

Nëse parashikimet realizohen, PSG do të ketë përfaqësues në çdo repart të fushës, me katër sulmues, tre mesfushorë dhe tre mbrojtës.

Rekordi i ri do të vinte vetëm një vit pasi PSG vendosi standardin e mëparshëm me nëntë kandidatë, duke dëshmuar dominimin e klubit francez në futbollin evropian gjatë kësaj periudhe