Sulejmani: Teatri i Gostivarit drejt transformimit, sigurohet mbështetje për rikonstruksion

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, ka bërë të ditur se Teatri i Gostivarit do t’i nënshtrohet një transformimi të rëndësishëm, pas sigurimit të mbështetjes për përmirësimin e kushteve dhe hapësirave të këtij institucioni.

Sulejmani theksoi se gjendja në të cilën është gjetur Teatri i Gostivarit ka qenë e mjerueshme, me hapësira të rrënuara, të parregulluara dhe pa kushte të përshtatshme pune për aktorët dhe artdashësit.

Sipas tij, transformimi do të realizohet falë angazhimit dhe bashkëpunimit të drejtorëve të Teatrit dhe Pallatit të Kulturës, të cilët funksionojnë në të njëjtin objekt, si dhe falë donacionit të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TIKA.

“Teatrin e Gostivarit e gjetëm në gjendje të mjerueshme, me hapësira të rrënuara, në rrëmujë dhe pa kushte pune për aktorët dhe artdashësit. Ky objekt do të transformohet falë angazhimit dhe bashkëpunimit të drejtorëve të Teatrit dhe Pallatit të Kulturës, si dhe falë donacionit të TIKA-s. Më në fund, ditë të mira po vijnë për Teatrin e Gostivarit!”, është shprehur Sulejmani.

Ministri theksoi se investimet në infrastrukturën kulturore janë të rëndësishme për krijimin e kushteve më të mira për artistët dhe publikun, duke paralajmëruar një periudhë të re për aktivitetin kulturor në Gostivar.