Këto ditë doli nga shtypi libri më ri me proza poetike i shkrimtarit të njohur nga Maqedniae Veriut, Arlind Farizi, nën editimit e Shëpisë Botuese ‘’Syth’’ nga Tetova.
“Malagata” e Arlind Farizit vjen me proza poetike eliptike, ku fjala e kursyer hap hapësira të gjera kuptimi. Një libër që fton lexuesin të ndalet te detaji, te heshtja dhe te ajo që mbetet e pathënë, shkruan editorja e Shtëpisë botuese ‘’Syth’’, Vjollcë Berisha.
Një takim me prozën që nuk i shpjegon të gjitha, por na fton t’i zbulojmë. Një magnet drejt botës së letërsisë, sidomos për të rinjtë që kërkojnë diçka instant: që përpihet me një gllënjkë, por vazhdon ta ngrohë gjatë trupin nga brenda’’, tregon për vlerat e librit, shkrimtarja dhe proferesha universitare, Vjollcë Berisha.
Ndërkaq, vetë autori i librit, Arlind Farizi, përmes një postimi në Facebook, shkruan se ‘’Libri është një prozë poetike që lexohet lehtë, pasi është lodhur autori që të mos lodhet lexues’’.
Libri aktualisht gjendet në librarite e Tetovës, ndërkaq shumë shpejtë do të jetëe dhe në libraritë e Tiranës dhe Prishtinës.
Autori i librit Arlind Farizi, është Profesor Universitar në Fakultetin Filologjik, të Universitetit të Tetovës, i vlerësuar lart nga kritika letrare si në poezi ashtu dhe ashtudhe në tregime. Shkrimtari Farizi është fitues i disa çmimeve kombëtare në poezi, ndërkaq poezia dhe tregimet e tij kanë parëë dritën e përkthimit në disa gjuhë ballkanike dhe në gjuhën angleze.


