Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova” ka ndërmarrë aksion për pastrimin e hapësirës përreth kontejnerëve në Kodrën e Diellit.
Sipas drejtorit të NPK-së, Samet Bislimi, ekipet e ndërmarrjes kanë larguar mbetjet inerte të grumbulluara pranë kontejnerëve.
Aksioni synon përmirësimin e pastërtisë dhe mirëmbajtjen e kësaj zone turistike, shkruan Top24
Bislimi ka bërë të ditur se ekipet do të vazhdojnë me intervenime edhe në lokacione të tjera.
Nga NPK “Tetova” u bëhet thirrje qytetarëve që të kujdesen për pastërtinë e hapësirave publike.
Në fokus, sipas ndërmarrjes, mbetet krijimi i një ambienti më të pastër dhe më të rregullt.
Kodra e Diellit është një nga zonat më të frekuentuara turistike të Tetovës.
NPK “Tetova” pritet të vijojë aktivitetet e pastrimit dhe mirëmbajtjes në terren.



