Kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Bajram Rexhepi përmes një postimi në profilin etij ka dënuar ashpër transmetimin e glorifikimit të kriminelit të luftëss Ratko Mlladiq gjatë një ndeshje futbolli e cila u tranmetua përmes kabllovikëve në Maqedoninë e Veriut, shkruan Top24
“Srebrenica nuk është çështje mendimesh të ndara apo intepretimi të mëvetshëm. Është gjenocidi më i madh i vërtetuar pas Luftës së Dytë Botërore nga drejtësia ndërkombëtare. Ratko Mladiq nuk është hero, por kriminel lufte i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.
Kjo nuk është vetëm çështje televizive e operatorëve kabllovik. Është përgjegjësi e institucioneve, aktorëve politik dhe e gjithë shoqërisë.
A kemi ende një vijë morale që nuk lejojmë të shkelet?
Kërkojmë nga institucionet kompetente të hetojnë transmetimin dhe të zbatojnë ligjin kundër glorifikimit të krimeve të luftës dhe mohimit të gjenocidit.
Operatorët kabllovik duhet të rishikojnë përgjegjësinë e tyre dhe të informojnë publikun. Qytetarët dhe të gjithë ne që llogarisim se na ka mbetur pak vetëdije e njerzillëk, duhet urgjentisht të ngrisim zërin, të raportojmë e denonocojmë, denojmë, e të kërkojmë llogari duke e refuzuar me ngulm dhe vendosshmëri çdo normalizim të urrejtjes dhe krimeve të së kaluarës” shkruan Rexhepi.


