Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti gjatë ditës së sotme ka pritur arbëreshët nga Vakarici, në viziten e tyre të parë në Maqedoninë e Veriut, të kryesuar nga kryetari Antonio Pomillo. Mexhiti thekson se “Me arbëreshët na lidh një histori e gjatë, gjuha dhe një trashëgimi që ata e kanë ruajtur ndër breza. Sot, këtyre lidhjeve duam t’u japim edhe një dimension të ri, përmes bashkëpunimit mes komunave tona”, shkruan Top24
“Kisha kënaqësinë e veçantë që sot, në Komunën e Çairit, të mirëpres miqtë tanë arbëreshë nga Vakarici, në viziten e tyre të parë në Maqedoninë e Veriut, të kryesuar nga kryetari Antonio Pomillo.
Me arbëreshët na lidh një histori e gjatë, gjuha dhe një trashëgimi që ata e kanë ruajtur ndër breza. Sot, këtyre lidhjeve duam t’u japim edhe një dimension të ri, përmes bashkëpunimit mes komunave tona.
Në këtë frymë, folëm për mundësinë e binjakëzimit të Çairit me Vakaricin dhe për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta kulturore. Pjesë e bisedës ishin edhe tema me rëndësi për shqiptarët në Shkup, si emrat shqip të rrugëve në Çair dhe Kampusi i Universitetit “Nënë Tereza”, një prej projekteve më të rëndësishme për arsimin e lartë në gjuhën shqipe në vend.
Besoj se kjo vizitë është një fillim i mirë për një bashkëpunim që do të vazhdojë me iniciativa dhe projekte të përbashkëta mes dy komunave.”


