Zekolli Shaqiri pjesë e Konferencës së 3-të Ndërkombëtare IEEE | REST 2026 – “Renewable Energies & Smart Technologies”, në Tiranë

Zëvendësministreja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri gjatë ditës së sotme ishte pjesë e Konferencës së 3-të Ndërkombëtare IEEE | REST 2026 – “Renewable Energies & Smart Technologies”, në Tiranë ku morri pjesë në “Women in Power: Leading the Energy Transition”, së bashku me profesioniste dhe përfaqësuese të institucioneve, akademisë dhe sektorit energjetik nga rajoni dhe Evropa, shkruan Top24

Zekolli thekson senë këtë takim “Diskutuan për një temë që është më shumë se çështje e barazisë gjinore, është çështje e zhvillimit dhe e së ardhmes sonë”

Postimi i plotë: Kisha kënaqësinë të jem pjesë e Konferencës së 3-të Ndërkombëtare IEEE | REST 2026 – “Renewable Energies & Smart Technologies”, në Tiranë, ku mora pjesë në panelin “Women in Power: Leading the Energy Transition”, së bashku me profesioniste dhe përfaqësuese të institucioneve, akademisë dhe sektorit energjetik nga rajoni dhe Evropa.

Diskutuam për një temë që është më shumë se çështje e barazisë gjinore, është çështje e zhvillimit dhe e së ardhmes sonë. Gratë dhe vajzat duhet të kenë rol të barabartë në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë (STEM), por edhe në vendimmarrjen që formëson tranzicionin energjetik.
Investimi në arsim, mundësi dhe përfshirje më të madhe të vajzave në STEM do të thotë të ndërtojmë një brez të ri profesionistësh, inovatorësh dhe liderësh që do të kontribuojnë në një të ardhme më të qëndrueshme dhe më teknologjike.
Si bashkëthemeluese e Rrjetit të Grave në Shkencë, besoj se promovimi i grave në shkencë dhe teknologji nuk duhet të jetë vetëm një diskutim, por një angazhim i vazhdueshëm, për t’u krijuar vajzave mundësinë jo vetëm të jenë pjesë e ndryshimit, por edhe ta udhëheqin atë.