LajmeMaqedoniTopLajm

Mickoski me mesazh për nxënësit: Dija le të jetë udhërrëfyes drejt së ardhmes

Dëshiroj ta shfrytëzoj këtë rast për t’u uruar të gjithë nxënësve të klasës së parë ditë të suksesshme shkollore, shoqëri dhe krijim të miqësive të reja. Mendoj se tani ata nisin një fazë të re të jetës së tyre e cila, sigurisht, do të ketë shumë sfida. Për fat të keq, jeta nuk është ajo që më së shpeshti shihet në rrjetet sociale — “Instagram”, “TikTok” e të ngjashme, por përkundrazi, jeta ka shumë sfida. Ato sfida duhet të zgjidhen, ato sfida do të duhet të kapërcehen vetë ose së bashku me prindërit e tyre, së bashku me shokët dhe shoqet e tyre, sigurisht, nëpër shkolla. Kështu që, ja një faqe e re në jetën e tyre, ndërsa të gjithë nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme nëpër shtet u uroj vit të suksesshëm shkollor, të fitojnë njohuri të reja dhe ato njohuri më tej, në praktikë dhe në punë, t’i zbatojnë në atdheun e tyre, në Maqedoni.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close