
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti i tha Gazetës Express se nuk do ta votojë Bekim Sejdiun për President të vendit.
Sejdiu kishte qenë gjyqtar raportues në rastin kur Gjykata Kushtetuese e rrëzoi Qeverinë e udhëhequr prej Hotit në vitin 2020.
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku pati sot një takim në Kuvend me kryeministrin në detyrë, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për finalizimin e marrëveshjes për kandidatin për President.
Pas takimit, Abdixhiku tha në një konferencë të përbashkët për media me Kurtin se bënë “punë të mirë dhe të mbarë” për vendin me gjetjen e këtij kandidati.



