LajmeMaqedoniTopLajm

Erzen Elezi nuk bëhet rahat: Në shtator edhe 59 punësime të reja në Spitalin Klinik të Tetovës

Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Erzen Elezi, ka njoftuar se në muajin shtator do të realizohen edhe 59 punësime të reja në këtë institucion shëndetësor.

Në një postim, Elezi thekson se kjo vjen pas 145 vendimeve për punësimin e punonjësve mjekësorë, të ndara ditë më parë.

Sipas tij, investimet në spital do të vazhdojnë edhe në infrastrukturë. Ai paralajmëron investime në vlerë prej 74 milionë eurosh për zhvillimin dhe modernizimin e Spitalit Klinik të Tetovës.

 

Mes projekteve të paralajmëruara janë Qendra për Autizëm, Kirurgjia Torakale, objekti i ri i Gjinekologjisë, objekti për Mjekësinë Ligjore, pesë reparte të reja, si dhe rikonstruksioni i bllokut kirurgjik dhe internistik.

Elezi thotë se synimi është që, me rritjen e stafit, hapjen e shërbimeve të reja dhe modernizimin e infrastrukturës, Spitali Klinik i Tetovës të shndërrohet në Klinikë Universitare.

„Ne nuk ndalemi. Shtatori sjell staf të ri dhe shërbime të reja dhe moderne për qytetin tonë dhe jo vetëm“, shkruan Elezi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close