
Me rastin e festës së madhe të krishterë Fjetja e Shën Mërisë së Bekuar, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, dërgoi urime për besimtarët ortodoksë dhe qytetarët që e shënojnë këtë festë të rëndësishme.
“Qoftë dita festive e mbushur me paqe, qetësi dhe ngrohtësi familjare dhe le të na kujtojë vlerat që na bashkojnë si shoqëri. Në frymën e bashkëjetesës dhe respektimit të dallimeve, të vazhdojmë së bashku të ndërtojmë një shoqëri në të cilën çdo qytetar do të ndihet i respektuar dhe i barabartë. Të gjithë atyre që e festojnë, u uroj shëndet të mirë, mirëqenie dhe çaste të këndshme festive me më të afërmit e tyre”, shkruhet në urimin e Gashit.



